Koronavirusi: çast pas çasti
Deri kur do të zgjasë puna nga shtëpia
Facebook, Twitter, Square, Shopify etj i kanë thënë tashmë punonjësve të tyre se mund edhe të mos kthehen më kurrë në zyra
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shumë kompani po përballen me një të ardhme të aktivitetit të tyre që nuk ngjason aspak me atë të deritanishmin dhe po rishohin planet për kthim në zyra.
Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre të paktën deri më 2021, ndërsa të tjerë, mund të mos e shohin më kurrë zyrën e tyre.
Twitter, filloi gjithcka në mes të majit kur njoftoi se disa nga punonjësit e tij mund të punonin gjithnjë nga shtëpia. Dhe vetëm javën efundit, Google njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri në 2021.
“Unë shpresoj që kjo do t’ju ofrojë fleksibilitetin për të cilin keni nevojë për të balancuar punën me kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj përgjatë 12 muajve të ardhshëm” shkruante presidenti i Google Sundar Pichai në një memo drejtuar punonjësve, një kopje të së cilës ka siguruar CNN, transmeton TCH.
Këto vendime vijnë në një kohë kur kujdesi i fëmijëve, edukimi dhe shqetësimet e sigurisë vazhdojnë të rritet. Me shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura, femrat janë goditur më rëndë nga recesioni pandemik sipas FMN dhe disa kompani po përpiqen të ofrojnë lehtësi. Por tashmë është e qartë se zyrat nuk do të duken njësoj për punonjësit që aktualisht punojnë nga shtëpia po planifikojnë të kthehen në 2021, përcjell albinfo.ch.
Përveç Google, punën nga shtëpia deri në 2021 e kanë njoftuar edhe Universal Music Group, Warner Music Group, Sony Music, korporata Amazon etj. Ndërsa Facebook, Twitter, Square, Shopify etj i kanë thënë tashmë punonjësve të tyre se mund edhe të mos kthehen më kurrë në zyra.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër