Lajme
Belgjika ndalon udhëtimin në tri kantone të Zvicrës
Ministria belge e Punëve të Jashtme ka vendosur tri kantone zvicerane në listën e kuqe. Sipas uebfaqes së Ministrisë në fjalë, me këtë rast preken kantonet e Gjenevës, Vaudit dhe Valisit
Belgjika ka ndaluar udhëtimet në kantonet Vaud, Valais dhe Gjenevë. Kantonet janë në listën e kuqe të Ministrisë së Punëve të Jashtme belge, ka raportuar Radio SRF të dielën në mëngjes.
Në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se udhëtimet në këto kantone “nuk janë të mundshme ose nuk lejohen”, transmeton albinfo.ch. Në të kundërt, kushdo që dëshiron të hyjë në Belgjikë nga këto kantone është i detyruar të futet në karantinë dhe të bëjë testin për Covid 19.
Nga mesi i korrikut, Belgjika kishte vendosur detyrimin për karantinë dhe testim për udhëtarët nga kantoni i Ticinos. Por megjithatë, ky kanton ishte shfaqur vetëm në listën e portokalltë dhe jo në listën e kuqe.
Në atë kohë, ishte thënë se lista e portokalltë do të përfshinte të gjitha rajonet me më shumë se dyfishin e infeksioneve në krahasim me Belgjikën – për 100.000 banorë.
Pas kritikave nga qeveria e Ticinos dhe mjeku kantonal, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) pati ndërhyri në Belgjikë, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, autoritetet belge atëherë kishin hequr kantonin e Ticinos nga lista.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit