Kosova
Hyn vetura e parë pa paguar për Kartonin e Gjelbërt në Kosovë
Nga Austria në Kosovë (Dokument)
Së fundmi, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka bërë të ditur se është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria”, ka shkruar Havolli.
Po ashtu, Havolli ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për antarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Sipas tij, për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.
Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën, nga 1 gushti deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se me këtë vendim lehtësohet ardhja e diasporës, ndërsa bëri të ditur se çmimi i primit është zbritur 35 për qind. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor