Shqipëria
Shqipëri: Mbyten katër persona në ujërat e lumenjve

E premtja e 31 korrikut ka rezultuar tragjike për katër persona, të cilët kanë humbur jetën në ujërat e lumenjve të vendit tonë.
Ngjarja e parë tragjikë është shënuar mesditën e sotme, ku një 14-vjeçar me iniciale F.P. dhe një 39-vjeçar i identifikuar si Dhurim Arra.
Ata kishin shkuar për t’u larë pasditen e djeshme dhe prej disa orësh kishin humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Pas shumë orësh në ankth, ata u lajmëruan këtë mëngjes për ndarjen nga jeta të dy të rinjve.
Ndërsa dy persona të tjerë janë mbytur pasditen e sotme. Një 30-vjeçar humbi jetën në pasi po lahej në lumin Vjosë, ndërsa polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.
Tragjike ka rezultuar kjo e premte edhe për një 17-vjeçar, ende i paidentifikuar, i cili është nxjerrë pa shenja jete nga ujërat e lumit Drin, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës Parlamenti do të votojë nëse do të miratojë paktin këtë verë përpara se vendimi të kalojë...
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë