Kosova

Ramiz Lladrovci rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.

Lladrovci tha se ndjehet mirë, por se ka pak temperaturë.

Ai i ftoi qytetarët që t’i respektojnë masat nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKSHPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së dhe të institucioneve të tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!