Lajme
Britania synon të ulë normat e mbipeshës në vend
Mbretëria e Bashkuar po synon që përmes fushatave vetëdiesuese për popullsinë të ulë normat e mbipeshës në vend. Kjo pasi që është konstatuar se personat mbipeshë janë më të rrezikuar të humbin jetën nëse infektohen me këtë virus.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe Kryeministri Britanik, Boris Johnson i cili ka thënë në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se ai ishte mbipeshë kur u pranua në kujdes intensiv në fillim të këtij viti, pasi u infektua me Covid-19.
“Unë gjithmonë kam dashur të humbas peshë dhe tani po luftoj me peshën time”, ka thënë Johanson.
Ai ka shtuar se pasi është shëruar nga virusi, ka filluar rregullisht që të vrapoj së bashku me qenin e tij Dilyn.
Sipas shifrave të qeverisë, 63% e të rriturve janë mbi atë që do të konsiderohej një peshë e shëndetshme, me rreth gjysmën e atyre njerëzve ishin të trashë.
Po aq alarmante është fakti që një në pesë fëmijë të moshës 10-11 vjeç jetojnë me mbipesha, me fëmijë që jetojnë në zona të privuara dy herë më shumë të ngjarë të jenë të trashë.
Dokumenti i politikave qeveritare, i lëshuar të hënën, flet për rrezikun e mbipeshës gjatë pandemisë aktuale.
“Në muajt e fundit kemi parë që të qenit mbipeshë ose të jetosh me mbipesha, ju vë në rrezik të vdisni nga Covid-19”, thuhet nga Qeveria, përcjell albinfo.ch.
Fushata përfshin masa të gjerë, ku i detyron edhe restorantet që të vendosin edhe numrin e kalorive pran ushqimeve në meny. Po ashtu është ndaluar reklamimi në TV dhe dyqane i ushqimeve jo të shëndetshme.
Johnson pretendon se këto masa do të ndihmojnë njerëzit në të gjithë vendin të humbasin peshën.
Mirëpo kujtojmë që vetë Johnson në të kaluarën ka kundërshtuar përpjekjet e qeverive të mëparshme për të ndërmarrë një veprim të ngjashëm.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra