Maqedonia
Zgjedhjet, KSHZ-ja certifikoi rezultatet
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve certifikoi mandatet e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Koalicioni i LSDM-së mori 46 mandate, Koalicioni i VMRO DPMNE-së mori 44, BDI mori 15 mandate, Koalicioni ASH-AAA siguroi 12 mandate, Partia E majta 2 dhe PDSH 1. Për shkak të pandemisë, jo të gjithë deputetët erdhën t’i marrin certifikatat e tyre. Gjatë këtij mandati katërvjeçar në godinën ligjvënëse shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.
Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski, tha se këto janë zgjedhjet e para jo vetëm nën rrezikun e virusit korona, por edhe të sulmeve të hakerëve të huaj në platformën elektronike të KSHZ-së gjatë kalkulimit të rezultateve zgjedhore.
“Megjithatë, vlerësoj se ajo assesi nuk mund të ndërlidhet me procesin zgjedhor, për shkak se edhe rezultatet e zgjedhjeve vërtetohen në një mënyrë ndryshe dhe ka procedurë të posaçme.
Nuk mund të ndikoj në asnjë rast në atë që KSHZ e ka përpunuar”, deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.
Shpallja e rezultateve nga KSHZ i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Sipas Kushtetutës, Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa mbledhjen e përbërjes së re duhet ta thërrasë ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, më së voni deri më 4 gusht.
Nëse Xhaferi, i cili dje u hospitalizua në Klinikën Infektive në Shkup, nuk do të jetë në gjendje ta caktojë mbledhjen konstituive, dispozitat kushtetuese dhe ligjore parashohin që këtë ta bëjë deputeti më i moshuar nga përbërja e re parlamentare.
Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, është i obliguar që në afat prej 10 ditëve mandatin për formimin e qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, ndërkaq, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i parashtrojë programin dhe propozim përbërjen e Qeverisë.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse