Jeta në Gjermani
Dënohet banda: U merrte kosovarëve 5000 euro për testet e gjermanishtes
Të pandehurit kanë shkruar dhe plotësuar teste integrimi të gjermanishtes për migrantët kundrejt një pagese të majme. Gjykata ka dënuar tre burra dhe një grua
Për mashtrim masiv me testet e gjuhës gjermane, tre burra dhe një grua janë dënuar të premten nga Gjykata e Landit e Mynihut me burgim midis dy vjet me kusht dhe katër vjet efektiv (pa kusht), shkruan DPA. Fajtori kryesor ishte një 36-vjeçar gjerman nga rrethi Landsberg.
Të dënuarit kanë pranuar se kanë marrë para nga migrantët dhe në këmbim të plotësimit të testeve të integrimit për ta, transmeton albinfo.ch. Gjykata dhe prokuroria publike e kanë vlerësuar veprën si kontrabandim fitimprurës dhe në nivel bande të të huajve si dhe falsifikim të dokumenteve – ose si një përpjekje për ta bërë këtë.
Personat në fjalë, testet i kanë plotësuar për klientë kryesisht nga Kosova, që donin të rregullonin statusin e qëndrimit të tyre në Gjwermani. Ata kanë paguar në mes 2500 dhe 5000 euro për kalimin e këtij testi, shkruajnë mediat gjermane.
Të dy burrat, të cilët ishin organizatorët e bandës dhe mbi të gjitha kanë rekrutuar klientët, janë dënuar përkatësisht me tre vjet e tre muaj dhe katër vje burg. Një ish-çift i cili ka pranuar se ata kishin kaluar testet me letërnjoftime të rreme, të paguar nga klientët, kanë marrë të dytë nga një dënim me dy vjet burgim me kusht, përcjell albin fo.ch. “Detyrat ishin relativisht të lehta,” ka thënë një 25-vjeçar gjerman në fillimin e procesit.
Ai ka marrë 300 euro për një test që e ka bërë në emër të personave që donin të fitonin leje qëndrimi në Gjermani. Për këtë ai ka përdorur pasaporta false. “Jam shumë i sigurt që kam kaluar të gjithë testet”, ka thënë ai
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Gjermani
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve