Shqipëria

Rihapet Zyra e vizave dhe pasaportave në Ambasadën Gjermane

Zyra e vizave dhe pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë do të rifillojë punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri, shkruan albinfo.ch.

Zyra e vizave dhe pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë ka qenë mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë koronavirus.

Njoftimi i Ambasadës në Facebook:

Zyra e vizave dhe pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri. /Albinfo.ch