Tematike

I përballur me akuza për shkelje serioze, Prokurori Federal jep dorëheqjen

Gjykata Federale Administrative ka vërtetuar në thelb shkeljet e detyrave zyrtare nga Prokurori Federal Michael Lauber i identifikuar nga AB-BA (Autoriteti mbikëqyrës mbi prokurorin federal)

Gjykata Federale Administrative e Zvicrës ka vërtetuar në thelb shkeljet e detyrave zyrtare nga Prokurori Federal Michael Lauber, të identifikuara nga AB-BA (Autoriteti mbikëqyrës mbi prokurorin federal).

AB-BA ka marrë në dijeni aktgjykimin e Gjykatës Federale Administrative më 22 korrik 2020. Gjykata në thelb konfirmon shkeljet e detyrave zyrtare nga Prokurori Federal Michael Lauber të  identifikuara nga AB-BA.

Ajo thekson se prokurori federal i ka deklaruar AB-BA-së në marrjen në pyetje më 12 nëntor 2018, ai ka heshtur qëllimisht lidhur me takimin e tretë me Presidentin e FIFA-s, Infantino, duke shkelur kështu seriozisht detyrën e tij të lojalitetit që ia impononte posti.

Vetë deklarimi në fjalë i Prokurorit Federal Michael Lauber ka qenë për AB-BA arsyeja kryesore dhe nxitja për hapjen e procedurave disiplinore. Gjykata Federale Administrative ka vërtetuar shkeljet e mëtejshme të detyrave zyrtare. Ajo, ashtu si dhe AB-BA, ka arritur në përfundimin se Prokurori Federale kishte dëmtuar reputacionin e Zyrës Federale të Prokurorisë. Përveç kësaj, atij i mungon ndjenja e fajësisë dhe pendimit.

Prokurori Federal, i ballafaquar me akuzat në fjalë, ka shpallur dorëheqjen nga posti i tij.