Kosova
Vdes edhe mjeku i tretë kosovar nga COVID-19
Dr. Sylejman Rexhepi është mjeku i tretë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë, Fadil Zuka dhe kirurgut në Gjakovë, Ali Tolaj
Të premten në mëngjes ka vdekur Dr. Ali Tolaj, kirurg në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë. Vetëm pak minuta më pas ka vdekur edhe mjeku Sylejman Rexhepi, si pasojë e COVID-19, duke u bërë mjeku i tretë kosovar që humbi betejën nga koronavirusi.
Para tyre, ka vdekur mjeku familjar nga Vitia, Fadil Zuka.
Tolaj ka punuar si kirurg që nga viti 1988. Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare. I ndjeri Tolaj ishte diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm në Gjakovë.
“Na trishtoi pa masë lajmi për ndarje nga jeta këtë mëngjes i Dr. Aliut, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij. Ai nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vet rezultoi pozitiv për COVID-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan në njoftimin e spitalit të Gjakovës.
Vdekja e Tolajt është cilësuar humbje e madhe për gjithë sistemin shëndetësor.
Vetëm pak minuta më pas ka vdekur edhe mjeku Sylejman Rexhepi, si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, dr. Avni Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij, të cilët kanë qenë kujdestarë në Mjekësinë Sportive.
Mjeku Rexhepi po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.
Rexhepi është mjeku i tretë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë, Fadil Zuka dhe kirurgut në Gjakovë, Ali Tolaj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor