Kosova

Bilanci i fundit i koronavirusit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

241 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë testuar gjithsej 419 mostra, numri total i rasteve pozitive është 6 mijë e 268 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 32 mijë e 375 persona që nga fillimi i pandemisë, shkuran albinfo.ch

IKSHPK njoftoi edhe për edhe 143 pacientë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 mijë e 369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 762.

E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 150 numrin e viktimave.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka të prekur 4,358 gjithsej që nga rastetet e para dhe deri më tani ka regjistruar 120 vdekje, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria deri tani ka shëruar gjysmën e të prekurve, duke arritur numrin e tyre në 2,463.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar deri më tani 9,547 raste me COVID-19, dhe 442 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Të shëruarit në këtë vend janë 5,071, ndërkohë që deri më tani ka kryer 89,703 teste. /Albinfo.ch