Lajme
Spanja shpreson se nuk do të mbyllet kufiri me Francën
Ministrja e Turizmit në Spanjë, Reyes Maroto, tha të mërkurën se rritja e rasteve me koronavirus në Kataloni po vihet nën kontroll dhe ajo po shpreson se nuk do të ketë nevojë që Franca të mbyllë kufirin me Spanjën.
Turizmi përbën rreth 12% të ekonomisë së Spanjës, kësisoj ministrat në Madrid kanë shprehur shqetësim pasi kryeministri francez, Jean Castex, të dielën nuk e përjashtoi mbylljen e kufirit.
“Me të dhënat e fundit që kemi në Aragon dhe Katalonia, jemi pak më optimistë. Katalonia tashmë ka zvogëluar numrin e infeksioneve gjatë tri ditëve të fundit”, i tha Maroto agjencisë së lajmeve Europa Press.
“Le të shpresojmë që nuk kemi pse të mbyllim një kufi që për ne është shumë i rëndësishëm për lëvizshmërinë me partnerët tanë evropianë”.
Katalonia regjistroi 63 raste të reja të martën, 70 të hënën dhe 994 të dielën, nga një kulm prej 1.226 të shtunën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?