Tematike
Shefi i i ri Task Forcës Zvicerane: “Me 100 infeksione në ditë, jemi në rregull”
Martin Ackermann është presidenti i ri i Task Forcës shkencore zvicerane për luftimin e Covid 19. Pak ditë para fillimit të punës (1 gusht) ai flet për sfidat më të mëdha me epideminë
Task forca shkencore e Zvicrës për Covid 19 përbëhet nga rreth 70 shkencëtarë. Detyra e saj është të këshillojë qeverinë federale për çështjet që lidhen me koronavirusin. Duke filluar nga 1 gushti, mikrobiologu Martin Ackermann merr përsipër udhëheqjen e grupit nga epidemiologu Matthias Egger, që kishte njoftuar dorëheqjen një javë më parë.
Në një intervistë që ka dhënë për grupin e gazetave “CH-Medien”, ai shpjegon se “mund të jetohet” me rreth 100 infeksione të reja çdo ditë, sa po ndodhin mesatarisht ditëve të fundit, transmeton albinfo.ch. “Po, është në rregull”, ka thënë Ackermann, i pyetur për numrin aktual të rasteve.
Ackermann komenton edhe në aplikacionin Zviceran kundër koronavirusit. Është e rëndësishme të disponojmë të dhëna të vlefshme për epideminë në Zvicër, ka thënë Ackermann në intervistën e publikuar të mërkurën. “Është thelbësore të dihet se në çfarë situatash ndodhin infeksionet”. Shumë faktorë bëjnë pjesë në procesin e mbledhjes së këtyre informacioneve.
Për Ackermann, aplikacioni është “një element i rëndësishëm midis të gjitha gjërave që ne provojmë në luftën kundër epidemisë”. Tani duhet të “arrihet edhe grupi tjetër i njerëzve dhe të binden ata për aplikacionin”, ka shtuar ai, përcjell albinfo.ch. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, diçka më pak se 945,700 njerëz kanë aktivizuar aplikacionin në celularët e tyre deri të martën.
Informacione të vlefshme në lidhje me kthimin e pushimeve
Ackermann gjithashtu ka komentuar për të kthyerit nga pushimet. Siç dihet, ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të raportojnë tek autoritetet dhe të futen në karantinë. Përgjimi dhe regjistrimi i të gjithë udhëtarëve në aeroporte dhe kufij nuk është “realist”, edhe nëse ky informacion do të ishte “shumë i vlefshëm”. Kjo çështje ishte diskutuar në detaje dhe kishte edhe pyetjen nëse popullsia do ta mbështeste këtë qasje.
Ackermann beson se komunikimi duhet të përmirësohet. “Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se ata po ndërmarrin vetë rrezikun kur po vendosin të udhëtojnë në vendet me rrezik”.
Për drejtuesin e ri të Rask Forcës, pyetja se a janë në rrezik gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat gjatë pushimeve është “ende delikate”. “Është vërtetuar se fëmijët sëmuren më pak dhe transmetojnë sëmundjen më rrallë,” thotë ai. “Por kjo megjithatë ndodh”. Ackermann nuk dëshiron të japë ndonjë rekomandim për gjyshërit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës