Lajme
A është diskriminuese për kosovarët fushata e Cyrihut për karantinën
Dy shqiptarë të Zvicrës, të intervistuar nga telezüri, këtë fushatë e quajnë "raciste", "diskriminuese" dhe "të tepruar"
Siç kanë shkruar sot mediat zvicerane dhe albinfo.ch, Drejtoria e Shëndetit e Kantonit të Cyrihut ka filluar një fushatë të orientuar drejt sensibilizimit të grupeve të caktuara në lidhje me karantinën.
Imazhet e vendosura në pllakate me fjalët si “udhëtarët e Amerikës”, “udhëtarët e Serbisë” ose “udhëtarët e Kosovës” pritet të tërheqin vëmendjen e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, për detyrimin e raportimit dhe për detyrimin e vendosjes në karantinë, thonë në Drejtorinë e Shëndetësisë. Sikur për udhëtarët nga vendet e përmendura, pllakate të tilla janë bërë për gjithsej 9 vende, ku hyn edhe Maqedonia e Veriut, Brazili etj.
Por, ndërkohë janë paraqitur zërat e parë kritikë ndaj kësaj fushate. Në një kronikë televizive që “Telezüri” ka transmetuar nga stacioni i Autobusëve i Cyrihut, ka marrë mendimin e dy shqiptarëve nga Kosova. Ata, këtë fushatë e quajnë “raciste”, “diskriminuese” dhe “të tepruar”, përcjell albinfo.ch.
Kështu, Idriz Bajrami nga Frauenfeldi e quan “raciste” dhe “të ekzagjeruar” këtë fushatë për faktin se është drejtuar ndaj Kosovës. Sipas tij, koronavirusi nuk ka ardhur nga Kosova ose nga Ballkani por nga Kina, Amerika etj.”.
Ndërsa Ismail Aliji, menaxher i kompanisë “Rinori Travel” thotë se kjo që po bëhet me këtë fushatë, është, thjesht diskriminim, “jemi të diskriminuar”, është shprehur ai. “Kjo duhet të bëhet për Kinën, për Indinë, për vende të mëdha dhe jo për Kosovën, e cila në krahasim me to është shumë e vogël, e papërfillshme”.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Shëndetësisë së Kantonit të Cyrihut Marcel Odermatt ndërkaq ka thënë për Telezüri se nuk ka qenë ky qëllimi i fushatës, transmeton albinfo.ch. Por pyetjes përse nga 29 shtete sa janë në “listën e rrezikut” fushata ka adresuar vetëm 9 sosh, ai i është përgjigjur se “nga udhëtarët që kanë ardhur nga këto vende kemi më shumë raste pozitive të sjella në Zvicër. Në momentin kur kjo do të pushojë, nuk do të ketë nevojë për diçka të tillë”.
Videoja:
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane