Koronavirusi: çast pas çasti

Ushtria austriake trajnon qentë që mund të zbulojnë të infektuarit me COVID-19

I nuhasin edhe kur nuk kanë simptoma

Ushtria austriake ka filluar trajnimin e qenve për zbulimin e personave të infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria austriake e Mbrojtjes.

Qentë trajnohen për të zbuluar të prekurit me COVID-19, madje edhe kur të infektuarit nuk shfaqin simptoma. Ministrja e Mbrojtjes, Claudia Tanner, ka theksuar se ky projekt është në fazën testuese, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Një qen i racës “pastor belg” nga fundi i këtij muaji do të trajnohet për zbulimin e COVID-19 te të sëmurët, më pas pason vlerësimi i këtij suksesi.

“Po, qentë tonë mund të zbulojnë gjëra të ndryshme, asgjë nuk është e re këtu. Ata zbulojnë armë, lëndë narkotike dhe eksploziv. Pasi që koronavirusi ka ngritur në këmbë botën, gjendemi në fazën testuese të ashtuquajturit korona-gjurmuesit”, ka shtuar ministrja.

Me nuhatjen e erës së molekulave të koronavirusit, qentë do të duhej të mësonin ta gjurmojnë atë erë. Ushtria austriake aktualisht ka 166 qen të racave të ndryshme.