Lajme
Tre shqiptarë prangosen në Londër, kërkoheshin nga Italia dhe Franca
Skuadra e ekstradimeve në policinë londineze ka arrestuar tre shqiptarë të kërkuar për trafik droge në Itali dhe Francë.
Sipas mediave angleze, është arrestuar Patjim Mema, 46-veçar, për t’u ekstraduar në Itali.
Ndaj tij janë ngritur akuza në Itali për trafik droge. Mema mbahet në burg dhe procesi i ekstradimit do të zhvillohet në muajt në vazhdim.
Ndërsa, Dano Lamaj, 42-vjeç, banues në Barnet, në veri të Londonit, akuzohet në Itali për konspiracion në trafik droge. Sipas gazetarit Jon Austin, shqiptari Lamaj po e zhvillon procesin e ekstradimit në gjendje të lirë, pasi pagoi një garanci në gjykatë në vlerën e 10 mijë sterlinave, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Sazan Sula, 26-vjeç është arrestuar në Londër pasi kërkohet në Francë për trafik droge.
Sipas medias angleze, në Agli edhe më parë janë arrestuar disa shtetas të tjerë shqiptarë, për t’iu dozuar drejtësisë italiane.
Mentor Shehu, 46-vjeç, ish-anëtar i bandës së Shijakut, një organizatë e fuqishme narkotrafiku, është prangosur në qershor 2020 në Londër. Është e paqartë si ai u fut në Angli dhe kërkoi azil. Shehu kundërshton procesin e ekstradimit dhe mbahet në burg.
Një tjetër shqiptar, Taulant Stocia, 33-vjeç, pronar i Roma Milano Cafe në Walthamstow, në lindje të Londrës, u arrestua në bazë të European Arrest Warrant (EAW) lëshuar nga Italia.
Ai akuzohet për trafik droge nga Holanda në Itali. Stocia po e zhvillon procesin e ekstradimit pas marrjes së lirisë me kusht kundrejt garancisë pasurore prej 20,000 stërlina.
Edhe 24-vjeçari Fation Arapi, i arrestuar në qytetin Peterborough këtë fillim viti, kërkohet në Itali si anëtar i një grupi kriminal që shiste kokainë në Romë.
Për qëllim ekstradimi nga Anglia drejt Italisë është prangosur edhe 51-vjeçari Vehap Biba, ish-anëtar i bandës së Indrit Dokles në Durrës.
Ai u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.
Në 2011 Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vjet burgim për trafik heroine drejt Italisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje