Portrete të firmave
“Auto Zentrum Grindel”, 20 vjet punë e suksesshme e vëllezërve Kalludra
Qendra për servisimin dhe riparimin e automjeteve “Auto Zentrum Grindel” është lidere në ofrimin e shërbimeve për të gjitha llojet e automjeteve
“Auto Zentrum Grindel” e themeluar në vitin 2000 nga Agim Kalludra bashkë me “Emrin Kalludra Carrosserie und Autospritzwerk GmbH” në fillimin e saj ofronte vetëm shërbimin e ngjyrosjes së veturave. Por, me kalimin e kohës dhe me rritjen e kapaciteteve, si në aspektin e kuadrove ashtu dhe të klientelës, “Kalludra Carrosserie und Autospritzwerk GmbH” ka arritur që në kuadër të saj të ofrojë një pako më të gjerë shërbimesh.
Agim Kalludra, emër i dëshmuar në fushën e autoshërbimeve
Agim Kalludra, këtë veprimtari e kishte nisur si 21 vjeçar, kur krahas punës në një autoservis ai kishte përfunduar edhe zanatin si Autolackierer (ngjyrosës makinash). Pas përfundimit të suksesshëm të zanatit, ai ishte dalluar për punën e mirë dhe afinitet në këtë fushë. Ai kishte arritur të diplomonte me notë mjaft të lartë në këtë sektor. Ishte pasioni i tij që bëri që ai të dallohej nga të tjerët jo vetëm si një i ri i përkushtuar në punë, por edhe për një performancë të shkëlqyer. Falë kësaj atij ju ofrua edhe punësim në “Carrosserien”, ku e kishte kryer zanatin për Autolackierer.
Pas një sërë përpjekjesh dhe duke parë se mund të ofronte më shumë në këtë fushë, Agimi vendosi që dijen dhe përvojën ta kurorëzonte me hapjen e garazhit të tij, fillimisht me kapacitet të kufizuar. Më një qershor të vitit 2000, ai kishte vendosur që të merrte një garazh të cilin e kishte gjetur në gjendje jo të mirë, si nga aspekti i kilentelës po ashtu edhe me mungesë të theksuar të pajisjeve për punë. Me një falje Agim Kalludra, rrugëtimin e tij drejt suksesit këtu e njëzet vite me parë e nisi në auto-garazhin në Glattbrugg që ishte në pikën zero. Ajo çka e bën më të veçantë rrugëtimin e tij ishte fakti se ai filloi të punojë i vetëm. Pra, i duhej që të gjitha punët t`i përfundonte vet, pa pasur mundësi për të angazhuar të tjerë ndihmës të cilit ishin shumë të nevojshëm. Shërbimi i parë në garazhin ku ai filloi punën ishte ngjyrosja e veturave. Ai aty punoi për një vit, dhe, falë angazhimit të tij, filloi që të fitonte besimin e klientëve duke bërë të rritej edhe puna.
Zgjerohet puna…
Me të parë këtë, Agimi, kishte marrë në punë edhe vëllain e tij, Rasimin, i cili fillimisht ishte angazhuar si ndihmës i tij, por gjatë viteve bashkë me përvojën kishte bërë edhe zanatin për ngjyrosje të automjeteve. Ai ishte specializuar përveç ngjyrosjes edhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.
Puna vazhdonte të rritej, vit pas viti. Duke parë këtë, në vitin 2006 Agimi kishte zgjeruar fushën e veprimit, duke ofruar shërbime në riparimin e automjeteve në Carrosserie. Kështu nisi edhe një shërbim duke bërë që punëtorisë së tij për rregullim të automjeteve t`i duhej edhe një përforcim. Agimi filloi te angazhonte kuadro të tjerë në Carrosserie për t`u ofruar klientëve shërbime te reja. Mes tjerash: rregullimin dhe riparimin e automjeteve me karoseri të dëmtuar.
Pas gjithë këtyre angazhimeve u bë i nevojshëm edhe shtimi i numrit të punëtoreve të cilët ishin të domosdoshëm, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të numrit të klientëve. Nga viti 2010 ata shtuan edhe shërbimet e mekanikës, siç ishte servisimi i të gjitha llojeve, ndërrimi, balancimi i gomave, e shumë shërbime të tjera.
Me emrin e ri, në një pikë strategjike
Puna me përkushtim e vëllezërve, secili profesion në fushën e tij, ishte çelësi i suksesit për të cilin dëshmonte kualiteti dhe puna profesionale.
Me shtimin e punëve u shtua nevoja edhe për një objekt që plotësonte nevojat e punës. Ishte ky hapi i radhës për të cilin u angazhua Agimi. Kështu, ai, në vitin 2016 arriti të pozicionohet në një pikë mjaft strategjike, ku edhe sot vepron, pikërisht përballë Zyrës së Trafikut Rrugor (Strassenverkehrsamt), në zonën industriale Kloten-Basserdorf, tashmë me emrin e ri “Auto Zentrum Grindel”
Eksperienca e fituar ka bërë që të ofrohet shërbim i shpejtë dhe cilësor. Këtë më së miri e tregon besueshmëria e klientëve që sot janë të rregullt tek qendra e shërbimeve për automjete “Auto Zentrum Grindel”.
“Auto Zentrum Grindel” është e specializuar në riparimin e karoserive, për ngjyrosjen si dhe servisimin e të gjitha llojeve të automjeteve. Këtu përfshihet edhe kalibrimi i kamerave dhe radarëve tek veturat, si dhe rregullimi i automjeteve të teknologjisë se fundit, siç janë edhe ato Hybride ose Elektro. Puna në këtë qendër të automjeteve bëhet me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, shto këtu aparaturën e teknologjisë së fundit e po ashtu dhe ambientin që ofron kushte për punë me kualitet zviceran, suksesi është i garantuar. Numri i madh i klientëve dhe gama e gjerë e shërbimeve është arritur falë saktësisë, korrektësisë, profesionalizmit dhe mbi të gjitha përkushtimit të Vllezerve Kalludra. Riparimi i automjeteve bëhet me anë të aparaturave më të sofistikuara të cilat përshtatin ngjyrën identike të automjetit të dëmtuar. Hapësira e servisimit dhe riparimit të automjeteve përfshin një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metrash katrorë. Vëllezërit Kalludra, profesionalizmin e tyre e kanë bartur vazhdimisht të gjeneratat e reja. Në qendrën e tyre për servisimin dhe riparimin e automjeteve kanë mbaruar zanatin shumë të rinj shqiptarë.
Tek “Auto Zentrum Grindel” gjeni shërbimin që i nevojitet veturës tuaj
“Auto Zentrum Grindel” për njëzet vite ka dëshmuar përvojë, besimin dhe kualitet në shërbimet e autoveturave. E veçantë e kësaj qendre është edhe lokacioni i saj, “Auto Zentrum Grindel” e gjendet në zonën industriale Kloten-Basserdorf, në kantonin e Cyrihut, përball Zyrës së Trafikut Rrugor (Strassenverkehrsamt). Tek “Auto Zentrum Grindel” gjeni shërbimin që i nevojitet veturës tuaj me çmimet më të arsyeshme.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje