Lajme

Katedralja në Francë kaplohet nga zjarri

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e qytetit francez Nantes.

Më shumë se 60 zjarrfikës janë aktualisht në vend të ngjarjes, raportojnë mediet lokale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri është përhapur. Zjarrfikësit u thirrën në katedrale orën 7:44. Ata u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Një dëshmitar i ka thënë rrjetit francez, LCI se ai mund ta shihte zjarrin nga shtëpia e tij, jo shumë larg nga katedralja. Ai ka treguar se ishte zgjuar prej “zhurmës tejet të çuditshme të kambanave”.

Ky nuk është zjarri i parë në katedrale. Më 1972, një zjarr dëmtoi kulmin e objektit, që u detyrua të mbyllej për tri vjet.