Lajme

Zvicra kontrollon për koronavirus vetëm 20-30 aeroplanë në javë

Përfaqësuesi i BAG u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me efikasitetin e kontrollimit që bëhet në aeroporte

Në konferencën e djeshme për media në Qedrën Federale të Mediave në Bernë është folur edhe në lidhje me kontrollimin që po u bëhet aeroplanëve që vijnë nga jashtë në maeroportet e Zvicrës.

Përfaqësuesi i BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), Patrick Mathys me atë rast u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me efikasitetin e kontrollimit që bëhet në këto aeroporte, në lidhje me koronavirusin, shkruan albinfo.ch

“20 deri në 30 aeroplanë në javë kontrollohen, ashtu sikurse edhe transporti publik”; ka pranuar Mathys. Ai ka shtuar se gjatë punës, ne po mësojmë se si mund ta perfeksionojmë këtë kontrollim.

Ai ka sqaruar se BAG kërkon listat e pasagjerëve sipas rastësisë (parfimit të mostrave) për rreth 20 deri në 30 fluturime në javë, përcjell albinfo.ch. BAG përpunon informacionin përkatës dhe ua kalon atë kantoneve për të kontrolluar rrjedhën e karantinës.

Ka rreth dy javë që Zvicra ka futur në fuqi një listë me vendeve të rrezikut. Udhëtarët që vijnë në Zvicër nga ato vende, duhet të vendosen nüë karantinë, shkruan albinfo.ch. Mirëpo, siç është folur me të madhe në media, kontrollimi i tyre po paraqitet i vështirë dhe ai bëhet vetëm mbi bazë të mostrës.