Lajme
OBSH-ja do të hulumtojë origjinën e koronavirusit në Kinë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të formojë një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të shkojnë në Kinë për të studiuar origjinën e koronavirusit.
Një ekip i OBSH-së ka qëndruar në Kinë për të përgatitur vizitën e ekipit më të gjerë të ekspertëve.
Shefi i programit të urgjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se ekipi ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por shkuarja dhe vendosja e një ekipi më të madh, do të kërkonte kohë.
Kina është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Më së shumti kritika në drejtim të Kinës kanë bërë Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar edhe OBSH-në për bashkëpunim me Kinën në fshehjen e informacioneve për pandeminë.
Mu për këtë, ai vendosi për tërheqjen e SHBA-së nga anëtarësia në OBSH.
Më 17 korrik Shtetet e Bashkuara thyen rekordin e tyre ditor të rasteve të reja me koronavirus, duke regjistruar të enjten mbi 77,000 të tilla, ndërkohë që numri i viktimave shkoi në gati 1,000.
Në total, gati 3.6 milionë të infektuar dhe mbi 138,000 viktima janë regjistruar në SHBA, prejse pandemia ka arritur atje në fillim të këtij viti.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi në gjithë botën ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme