Kosova
Kosova shënon rënie të të prekurve me Covid
Kosova rënje të të prekurve, të dhënat e fundit
Kosova ka 2.706 raste aktive me koronavirus.
Që nga 13 marsi, kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë shënuar 5.369 raste me këtë virus, ndërsa janë testuar 29.546 persona gjithsej, transmeton albinfo.ch.
Nga të prekurit, 118 persona kanë humbur jetën dhe 2.545 persona janë shëruar, ndërsa aktive janë 2.706 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot janë shëruar 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Duhet theksuar se ditëve të fundit, Kosova ka rënie të të prekurve me Covid, per dallim nga java e kaluar që ishin deri ne 230 raste në ditë. Kjo javë ka shënuar ulje mes 100 deri në 132 të prekur. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor