Lajme
Linjat e autobusëve nga Austria për Kosovë e Maqedoni vazhdojnë të jenë të rregullta
Pavarësisht ndalesave dhe rregullave të reja që qeveria e Austrisë ka bërë për shtetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shtetas të shumtë, veçmas shqiptarë çdo ditë ia mësyjnë atdheut të tyre.
Që nga sot (16 korrik) qeveria austriake ka ndaluar aterrimin e aeroplanëve në 18 shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, agjenci të shumta shqiptare të autobusëve vazhdojnë të mbajnë linjat e rregullta nga Austria për në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Agjencia turistik „Bici- com Reisebüro“ ka theksuar se vazhdon të mbanë linjën e rregullt për në Kosovë. „Ne jemi duke udhëtuar çdo ditë nga Austria për në Kosovë dhe anasjelltas. Deri më tash nuk kemi asnjë problem“, ka thënë për Albinfo Austria, Gazmend Bici, pronar i kësaj agjencie. Ai ka shtuar se në krahasim me vitet e kaluara, vërehet rënie e udhëtarëve. „Interesim të bashkatdhetarëve që dëshirojnë pushimet t’i kalojnë në Kosovë ka shumë të madh, por është e kuptueshme që në krahasim me vitet tjera, numri i udhëtarëve është dukshëm më i vogël”, shprehet ai.
Edhe agjencitë shqiptare që udhëtojnë për Maqedoninë e Veriut nuk janë duke u ndalur. “Ne udhëtojmë dy herë në javë. Nga Austria ditën e martë dhe të premte, kurse nga Maqedonia e Veriut kthehemi ditën e mërkurë dhe ditën e shtunë“, shprehet Fati Xhemajli nga agjencia „Eurolines Fati“. Sipas tij, rregullat e kthimit në Austri nuk janë aq rigoroze në terren ashtu siç proklamohet nëpër media.
„Gjërat nuk janë krejt ashtu siç dalin nëpër media. Ne jemi duke kaluar shumë mirë rrugës, nuk kemi pasur raste deri me tash që është dashur të hyjnë në karantinë. Gjithçka po shkon në rregull. Personat që kanë viza Shengen dhe që dëshirojnë të dalin në Evropë për vizitë turistike, nuk i lejojnë të hyjnë në Austri“, nënvizoi Fati për Albinfo Austria.
E-Diaspora
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës Reshjet kanë shkaktuar rreth një duzinë aksidente trafiku në rrugët e kantonit, ku fatmirësisht nuk është...
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap”
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord Dhjetë pasagjerë kishin nevojë për trajtim mjekësor, pasi një fluturim i linjës ajrore zvicerane u detyrua...
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri