Lajme

Amerikanët shpenzuan më shumë gjatë papunësisë

Amerikanët që morën shtesa për shkak të papunësisë që shkaktoi pandemia koronavirus shpenzuan më shumë sesa kur ishin duke punuar, tha një studim i lëshuar të enjten.

Shtesa javore prej 600 dollarësh, e shtuar në përfitime të të papunëve, si pjesë e Aktit CARES, ndihmoi që familjet e papuna të shpenzonin 10% më shumë pasi të merrnin përfitime se sa që bënë para pandemisë, sipas hulumtimit nga Instituti JPMorgan Chase.

Studiuesit analizuan transaksione prej 61,000 familje që morën përfitime të papunësisë në mes të marsit dhe majit. Shpenzimet ranë për të gjitha familjet, pasi virusi u përhap dhe çoi në mbyllje të biznesit, por më pas shpenzimet u rriten kur familjet filluan të marrin përfitime pa punë, zbuloi studimi, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.