Tematike

Covid 19: A është e mjaftueshme karantina 10-ditore në Zvicër

Ndonëse shumica e vendeve janë duke zbatuar karantinën prej 14 ditëve, Zvicra kohëzgjatjen e ka vetëm 10 ditë. Por, a është kjo periudhë e mjaftueshme dhe e efektshme në parandalimin e përhapjes së COVID 19?

Sipas mjekut kantonal të Neuchâtel Claude-François Robert, është e rëndësishme të gjesh një kompromis midis efektivitetit të karantinës në frenimin e infeksioneve dhe kufizimeve shoqërore që ai imponon.

“Ju duhet të merrni parasysh kufizimet në jetën private dhe profesionale që paraqet karantina”, tha Robert në një intervistë për televizionin RTS.

“Në përvojën tonë, dhjetë ditë është e pranueshme”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.

Robert shpjegoi se efikasiteti i karantinave matet me numrin e infeksioneve sekondare dhe terciare, të cilat ndodhin pasi njerëzit janë izoluar – me fjalë të tjera, nëse zinxhiri i prekjeve vazhdon apo jo.

“Për momentin, nuk janë vërejtur asnjë rast terciar, që do të thotë se masat karantinë janë efektive”, tha ai.

Aktualisht 2,897 persona janë nën një urdhër karantinë 10-ditor në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).

Shumica kanë qenë të ekspozuara ndaj virusit përmes kontakteve me një person të infektuar.

Të tjerët janë udhëtarët që janë rikthyer në Zvicër nga vendet e konsideruara si të pasigurt për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19.

Që nga 6 korriku, atyre u kërkohet të vetëkarantinojnë si masë paraprake, ose të përballen me një gjobë të mundshme deri në 10,000 franga.

Të vetmit njerëz të përjashtuar nga rregulli i karantinës janë punëtorët e kujdesit shëndetësor, pasi ka mungesë të stafit në disa spitale zvicerane./albinfo.ch