Lajme

Të pasurit në Gjermani zotërojnë rreth dy të tretat e pasurisë së vendit

Niveli i lartë i pabarazisë së pasurisë në Gjermani është nënvlerësuar ndjeshëm, sipas një studimi të ri.

Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) ka zbuluar se klasa më e pasur në Gjermani zotëron 35 për qind të pasurisë së përgjithshme në Gjermani – në vend të 22 për qind siç mendohej më parë, raportoi Spiegel të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

Dhe 10 përqindja e lartë e popullsisë nuk posedon 59 për qind të totalit të pasurive, siç vlerësohej më parë – por rreth dy të tretat, ose 66 për qind.

Sipas të dhënave, askush në 50 për qind të popullatës gjermane nuk ka një vlerë neto mbi 22.800 €. Mesatarisht, 50 për qind e klasës më të varfër të popullsisë gjermane ka një vlerë neto prej 3,700 €.

“Pabarazia tashmë e lartë në pasuri të Gjermanisë është nënvlerësuar ndjeshëm”, tha Johannes König, një nga autorët. “Tani ne po shohim për herë të parë një pamje më realiste”.

Grup i të pasurve përfshin një numër mbi mesatar të burrave (69 për qind) të cilët janë më të moshuar dhe të arsimuar më mirë se popullsia mesatare, dhe që jetojnë në pjesën e Gjermanisë Perëndimore. Rreth tre të katërtat e milionerëve janë të vetëpunësuar. Një pjesë e madhe e pasurisë së tyre investohet në aksionet e ndërmarrjeve, përcjell tutje albinfo.ch.