Lajme

Eksportet e armëve zvicerane dyfishohen këtë vit

Eksportet zvicerane të armëve dhe municioneve pothuajse janë dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2020, kur u krahasuan me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shifrat e publikuara për gjashtë muajt e parë të vitit tregojnë se koronavirusi nuk ka pasur efekt negativ në industrinë e artilerisë zvicerane.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, Zvicra eksportoi armë me vlerë pak më shumë se gjysmë miliard (501 miliardë CHF ), një rritje e 230 CHF kur krahasohet me 2019-ën.

Tanke dhe automjete të tjera ushtarake përbënin pjesën kryesore të armëve të eksportuara.

Destinacionet kryesore të eksportit ishin Indonezia, Danimarka dhe Botsvana, raporton NZZ.

Në total, 55 vende blenë armë nga Zvicra në gjysmën e parë të vitit 2020, përcjell tutje albinfo.ch.