Maqedonia
Proces i qetë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut 1.814.263 shtetasve me të drejtë vote u është bërë thirrje të votojnë për të zgjedhur 120 deputetët e parlamentit të ri. Procesi i votimit zhvillohet në kushtet e pandemisë.
Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1.814.263 shtetas, të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit Republikan, apo nga 20 në çdo njërën nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 21:00, dy orë më shumë se në ciklet e kaluara zgjedhore për shkak të vlerësimit se procesi mund të jetë i ngadaltë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
KSHZ: Deri në ora 11:00, pjesëmarrja 11 për qind
Komisioni Shtetëror i Zgjedhje ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa probleme dhe se deri në orën 11.00 në votime kanë dalë rreth 199 mijë qytetarë, apo 11 për qind nga rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote. Sipas kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkovski, dalje më e lartë është regjistruar në njësinë e parë zgjedhore me 13.7 për qind, ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore me afërsisht 6 për qind.
“Në Njësinë e parë zgjedhore pjesëmarrja e votuesve ishte 13.7 për qind, në njësinë e dytë zgjedhore 9.64 për qind, në njësinë e tretë zgjedhore kuota e votuesve është 13.08 për qind, në njësinë e katërt zgjedhore është regjistruar pjesëmarrje më e madhe e votuesve me 13.46 për qind, në njësinë e pestë zgjedhore pjesëmarrja është 10.55 për qind dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore është shënuar rënia më e lartë e pjesëmarrësve në votime me 6.04 për qind”, ka deklaruar Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.
Ai sërish u ka bëri thirje qytetarëve të dalin në votime, meqënëse janë siguruar të gjitha kushtet për mbrojtje nga infektimi prej Covid-19.
“U bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të jenë të sigurt se të gjitha kushtet janë krijuar për votim të siguruara, para së gjithash për shëndetin e tyre dhe atë të të tjerëve që janë të angazhuar në organizimin e këtij procesi zgjedhor. Duhet vetëm të respektohen procedurat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore dhe gjithçka do të jetë në rregull”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
Vëzhguesit e zgjedhjeve
Zgjedhjet po zhvillohen sipas protokolleve të rrepta shëndetësore për mbrojtje nga Covid-19. Votuesit nuk lejohen të hyjnë në qendrat e votimeve pa maska dhe pa dezinfektim të duarve. Edhe anëtarët e këshillave zgjedhore procesin po e realizojnë me masa mbrojtëse.
Nord-Mazedonien Skopje | Parlamentwahlen (DW/P. Stojanovski)
Procesi zgjedhor po mbikëqyret nga 2,.08 ëzhgues vendas dhe 98 të huaj. Ministria e Punëve të Brendshme ka angazhuar rreth 6 mijë forca policore për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sipas informatave të OJQ-së “MOST” në vendvotimet që mbulohen nga vëzhguesit e tij nuk janë regjistruar parregullsi, ndërsa votimi po zhvillohet i sigurt dhe gjithnjë duke u respektuar masat dhe protokollet.
Vëzhguesit e organizatës “Civil” kanë informuar, se janë regjistruar disa parregullsi në hapjen e disa qendrave të votimit.
“Në vendvotimin në Koçani është vërejtur një grupim i votuesve pa respektuar masat e mbrojtjes, ndërsa në vendvotimin në Komunën e Çairit anëtarët e bordit zgjedhor nuk i respektuan këto masa. Një përpjekje për votim familjar u regjistrua në Kocani, ku CIVIL vërejti se ata u parandaluan nga bordi zgjedhor”, është shpreh Xhabir Deralla kryetar i “Civil”.
Në garë për të fituar mandatet parlamentare janë 1.578 kandidatë të 15 partive politike dhe të koalicioneve, por beteja kryesore zhvillohet mes dy partive maqedonase LSDM-së së ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, që drejtohet nga Hristijan Mickovski si dhe dy partive shqiptare- Bashkimit Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin dhe koalicioni Aleanca-Alternativa që drejtohet nga Zijadin Sela dhe Afrim Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse