Lajme

Rritje infektimesh në Austri, rreth 2 mijë raste aktive me Covid-19

Austria me trend të ri infektimesh

Ditët e fundit Austria ka një rritje graduale të të prekurve me koronavirus. Para një jave kishte rreth 1400 raste aktive, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se numri i rasteve aktive është 1948, shkruan albinfo.ch.

Nga 19.021 raste të prekura, sa ishin në total, 17.073 persona janë shëruar në Austri.

Deri më tani është bërë testimi i 78,609 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Austri dhe se informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur mbi 19 mijë raste të konfirmuara, sipas raporteve nga autoritetet austriake.

Referuar statistikave, thuhet se 709 persona kanë humbur jetën nga pandemia në Austri dhe se ka një tendencë më të ulët të viktimave në muajt qershor dhe korrik. /Albinfo.ch