Kosova
BE-ja ashpërson kufizimet për udhëtime të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor
Duket se me rritjen e infektimeve, shtetet e Ballkanit Perendimor vazhdojnë të mbetet jashtë listës së vendeve, për të cilat ishte rekomanduar të hiqen kufizimet për udhëtim të qytetarëve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, edhe dy shtetet e vetme që ishin në atë listë, Mali i zi dhe Serbia, tash janë hequr nga e njëjta.
Këtë e kanë vendosur sot përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të BE-së në Bruksel.
Kjo listë, së pari, ishte përpiluar para dy javësh, bashkë me udhëzimet dhe rekomandimet e masave që duhet të ndërmarrin vendet e BE-së gjatë heqjes graduale të kufizimeve në kufitë e jashtëm.
Në atë kohë Mali i Zi dhe Serbia ishin vendosur në këtë listë, sepse numri i të infektuarve në këto shtete, në atë kohë, ishte më i vogël sesa në vendet e tjera dhe i përafërt me mesataren e vendeve të BE-së.
Vendet e tjera të rajonit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina, as atëherë nuk ishin përfshirë në listë, sepse numri i të infektuarve në to ishte më i lartë, shkruan REL.
Ndërkohë ka vazhduar me dinamikë edhe më të shpejtë të rritet numri i të infektuarve dhe të mbushen edhe kapacitetet e sistemeve shëndetësore të këtyre vendeve, prandaj nuk ka pasur as mundësi minimale që ndonjë shtet tjetër i rajonit të përfshihet në listë.
“Ne nuk kemi bieduar fare që ndonjë vend ta shtojmë në listë. Ka ndodhur e kundërta. Kemi diskutuar që të heqim nga lista edhe Malin e Zi dhe Serbinë, sepse atje po ashtu ka rritje dramatike në numrit të të infektuarve. Kjo ka ngritur shqetësime në shumë vende të Bashkimit Evropian”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një diplomat evropian.
Fjala është vetëm për rekomandime nga ana e BE-së, ndërsa secili vend anëtar ka mundësinë të vendosë nëse do të respektojë këto rekomandime apo jo.
Edhe rekomandimi i para dy javësh nuk u përfill nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, të cilat mbajtën kufizimet edhe për shtetet që ishin në listë.
Disa shtete anëtare të BE-së kanë paralajmëruar edhe masa shtesë të kufizimit të udhëtimeve nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor. Madje edhe për shtetasit e vet që vizitojnë këto vende do të kërkojnë të vetizolohen kur të kthehen.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor