Kosova
Bosnjë e Hercegovina hap kufijtë për vendet e BE-së
Bosnjë e Hercegovina do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen.
Gjatë hyrjes në territorin e Bosnjës, udhëtarët nga këto vende duhet të posedojnë një test negativ për koronavirus, tha kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
“Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë”, tha Tegeltija.
Bosnja i ka mbyllur kufijtë për qytetarët e BE-së para katër muajsh.
Që nga 1 qershori Bosnja ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, pa kufizime shtesë, dhe në përputhje me masat epidemiologjike të nxjerra nga institutet epidemiologjike, përcjell albinfo.ch.
Të martën në Bosnjë e Hercegovinë janë konfirmuar 189 raste të reja me koronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor