Kosova
Shtetasit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin COVID-19
Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, ka ndaluar hyrjen pa test për COVID-19 për qytetarët nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina.
Sipas këtij vendimi, obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19.
“Gjithmonë në funksion të masave për parandalimin dhe luftimin e infeksionit me COVID-19, Qeveria ka aprovuar edhe vendimin, me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19 me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor