Kosova
18 fluturime realizohen sot në Aeroportin e Prishtinës
Vazhdojnë fluturimet, nëntë prej tyre realizohen sot në aeroportin e Prishtinës në ardhje dhe po aq në shkuarje!
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të realizohen fluturimet gjatë tërë muajit korrik. Gjatë ditës së hënë do të realizohen nëntë prej tyre në ardhje dhe po aq në shkuarje!
Albinfo.ch është njoftuar nga zyrtarët e aeroporti të Prishtinës se sot gjatë ditës priten të realizohen edhe nëntë fluturime të reja dhe se deri më tani çdo gjë ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.
“Do të ketë edhe fluturime për në Zvicër, si në vendet: Cyrihu, Bazeli dhe Gjeneva, e po ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane”, tha për albinfo.ch zyrtari për informim i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se fluturimet kanë filluar me kompaninë ajrore “Pegasus”, me linjen e saj të rregullut për në Stamboll në orën 08:45 dhe do të përfundojnë me WizzAir në orën 21:55 për në Budapest.
Më poshtë keni orarin e nisjeve:
Pegasus Airlines PC342 Prishtina-Istanbul 08:45
Easyjet DS1484 Prishtina-Geneva 09:20
Easyjet EJU4580 Prishtina-Berlin 09:55
Easyjet DS 1188 Prishtina-Basel 13:30
Austrian Airlines OS 778 Prishtina-Vienna 15:05
Edelweiss WK405 Prishtina-Zurich 16:45
TUI fly TB2942 Prishtina-Brussels 19:25
Turkish Airlines TK 1020 Prishtina-Istanbul 20:15
Wizzair W6 2236-Prishtina-Budapest 21:55.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor