Kosova
Presidenti Thaçi sot intervistohet në Hagë
Është bërë e ditur se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Mbrëmë pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi tha se është nisur drejt Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.
Lajmin se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e kishte bërë të ditur vetë Thaçi disa ditë më parë.
“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, kishte shkruar Thaçi në një postim në Facebook.
Kujtojmë se më 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor