Lajme
Në Austri bie sërish numri i të infektuarve
Shifrat e fundit gjatë ditës së shtunë tregojnë se ka rënie të numrit të infektuarve në Austri. Në dy shtete federale (Bundesländer) nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Ditëve të fundit numri i të infektuarve në Austri me koronavirus kishte ngritje duke kaluar shifrat treshifror brenda ditës, por në këtë fundjave situata duket se është normalizuar.
Në 24 orët e fundit, janë shënuar vetëm 74 raste të reja. Shumica e tyre në Austrinë e Epërme me 36 raste pozitive. Pas saj, është Vjena me 17 infeksione të reja, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
Vetëm gjashtë raste të reja janë konfirmuar në Kärnten, pesë në Austri të Ulët dhe katër në Steiermark. Nga tre teste të reja pozitive ishin në Salzburg dhe Tirol. Në Vorarlberg dhe Burgenland nuk është shënuar asnjë person i infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani 18.783 raste kanë rezultuar pozitive në testin e koronavirusit në Austri. 706 persona kanë vdekur nga shkaku i këtij virusi, ndërsa 16.864 janë shëruar, raporton albinfo.at
Aktualisht, 77 persona janë duke u trajtuar spital, përfshirë 9 prej të sëmurëve në njësi të kujdesit intensiv.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind