Lajme
Zvicra ndërton tri objekte shëndetësore në Shqipëri
Mbështetja e Zvicrës, shpallet projekti për ndërtimin e dy qendrave shëndetësore dhe një ambulance
Mbështetja e Zvicrës për përgjigjen ndaj dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit duket se vazhdon, pavarësisht pandemisë, shkruan albinfo.ch.
Projekti zviceran “Health for All Project – HAP” ka shpallur tenderin për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore dhe një ambulance në zonat e prekura, shkruan albinfo.ch.
Shëndet për të gjithë, është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP.
Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor. HAP do të ndërtojë një qendër shëndetësore në Ishëm, në bashkinë e Durrësit, një qendër shëndetësore në Bubq dhe një ambulancë në Borizanë, të dyja këto në bashkinë e Krujës. Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara për të kryer punimet e ndërtimit.
Kompanitë e interesuara mund të marrin pjesë në vizitën në terren, që do të zhvillohet brenda javës së katërt të korrikut 2020. Detajet për vendin dhe kohën e vizitës do t’u jepen kompanive brenda datës 20 korrik 2020. Kompanitë ofertuese duhet të paraqesin ofertat e tyre te Qendra HAP në dy mënyra: një në kopje të printuar dhe një kopje elektronike në CD ose USB. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve