Futboll

Kololli, një ndër lojtarët më të mirë për momentin në kampionatin zviceran

Formë fantastike në fushën e blertë zvicerane po vazhdon Benjamin Kololli, i cili tashmë është një ndër lojtarët më të mirë të momentin në kampionatin zviceran, transmeton albinfo.ch.

28-vjeçar shqiptar është mesfushor, i cili përfaqëson kombëtaren e Kosovës, ka dhënë asist në ndeshjen e fundit që Zyrich kishte në fushën e Xamax.

Sipas të dhënave, ai kishte shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit për ekipin e tij, duke qenë një nga lojtarët më në formë të momentit.

Sa i përket takimit Xamax dhe Zurich u ndalën në barazim 1-1, duke ndarë nga një pikë.

Duhet theksuar se Zurich momentalisht ndodhet në vendin e pestë në renditje, me 43 pikë.

28-vjeçari i lindur në Zvicër ka zhvilluar deri më tani 16 ndeshje për kombëtaren “Dardane”, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist.

Të tri golat ai i ka shënuar në “UEFA Natios League” dhe ia ka shënuar Maltës.

2 gola në fitoren 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe një gol në fitoren 5-0 si mysafin në Maltë.

Më herët ai është aktivizuar edhe te skuadra si Sion, Young Boys, Biel-Bienne, Lausanne apo edhe Le Mont, të gjitha këto skuadra janë ekipe zvicerane.

Kololli vlerësohet në merkato momentalisht 1.6 milion euro, teksa vlerën më të madhe e ka pasur në vitin 2019 me 2.75 milionë euro. /Albinfo.ch