Kosova

Prishtina, komuna më e prekur me COVID-19

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga 401 mostra të marra, 207 prej tyre kanë dalë pozitivë, duke e rritur numrin e të infektuarve në 4,307 në total.

Komuna më e prekur me koronavirus sërish është Prishtina, e cila ka 77 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi.