Kosova
Kosova, rekord i ri me infektime në 24 orët e fundit në Ballkan
Raporti me të dhënat e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Deri tani ishte Maqedonia e Veriut, e cila shënonte numër rekord të të prekurve me koronavirus në Ballkan, por tashmë duket se këtë primat e ka Kosova, e cila vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 214 raste pozitive me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 214 raste kanë rezultuar pozitive, ndërkohë ishin edhe 4 viktima, shkruan albinfo.ch
Numri total i rasteve pozitive është 4.100, nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga ana tjetër, Maqedonia ka regjistruar tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit. Lajmi i mir në Maqedonin e Veriut është se në 24 orët e fundit shifra e të shëruarve arriti në 230 pacientë, ndërsa në Kosovë janë shënuar 60 persona.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni, prej të cilëve 3554 janë shëruar, kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3493 raste aktive me Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria brenda 24 orëve të fundit, pati dy viktima dhe 68 raste të reja me koronavirus.
Në Shqipëri aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor