Maqedonia
Maqedoni: Rritet fluksi i migrantëve
Ndalimi i një kamioni me 211 migrantë të hënën në mbrëmje në qytetin e Gjevgjelisë së Maqedonisë së Veriut pranë kufirit me Greqinë, si dhe një aksident trafiku të martën në qytetin e Strumicës, ku në një maune gjendeshin afër 50 migrantë, ka alarmuar institucionet për rikthimin e valës së migrantëve nga shtetet aziatike, të cilët shfrytëzojnë territorin e Maqedonisë së Veriut drejt destinacionit të tyre të fundit, vendet e Bashkimit Evropian.
Migrantët janë nga Bangladeshi, Pakistani, Siria, Afganistani, por edhe nga vende të tjera aziatike.
Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë, qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në pjesën jugore të vendit, e cila do të zgjasë 30 ditë, ndërsa pritet të vazhdohet edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re. Shtabi qendror për menaxhim me krizën ka nisur monitorimin e gjendjes derisa të përgatisë edhe një plan veprimi për parandalimin e kalimeve ilegale, por edhe procedimin e atyre që kapen brenda territorit.
“Lufta kundër migrantëve të paligjshëm është një nga sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe veçanërisht tani për shkak të rrezikut të rritjes së infektimeve nga Covid-19. Ne po punojnë për përballje me çdo të papritur, por kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm nga ne. Është një problem global”, ka deklaruar zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska.
Rruga ballkanike, edhe më tej ‘lojë e jetës dhe vdekjes’
Pas lehtësimit të masave të pandemisë dhe rihapjes së kufijve, policia në qershor ka zbuluar më shumë se 1 mijë migrantë që përpiqeshin të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin se gjatë muajve mars, prill dhe maj janë ndaluar 3,047 migrantë, shifër kjo dy herë më e ulët se ajo e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se një problem shtesë tani për përballje me rritjen e fluksit të migrantëve janë kapacitetet e sigurisë për të mbrojtur kufijtë, sepse të gjitha shtetet, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, po merren gjithashtu me krizën e rëndë që ka shkaktuar koronavirusi.
“Fluksi i kalimeve ilegale ka nisur të rritet edhe për faktin se një pjesë e madhe e forcave të sigurisë janë angazhuar në aktivitete për përballje me pandeminë. Disa mijëra qytetarë janë në izolim, vetizolim dhe karantinë. Ata duhet të kontrollohen, për këtë ka nevojë për kapacitete policore. Në përgjithësi, aftësia për të kontrolluar kufijtë kudo, jo vetëm në vendin tonë, është ulur, ky është problem serioz. Migrantët e dinë atë, prandaj edhe e shfrytëzojnë situatën”, thotë ish-ministri i Brendshëm Trajanov, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj, të forcohen pikat e kontrollit të hyrjes në bllok, gjë që do të zvogëlonte mundësinë e kalimeve ilegale, pasi nëse nuk pengohen do të paraqesin problem për të gjitha shtetet që janë e asaj që njihet si “Rruga Ballkanike”.
“Do të jetë e vështirë për ne që të përballojmë situatën nëse numri i migrantëve rritet, sepse ata do të lëvizin në një mënyrë ose tjetër. Kontrabanda e migrantëve është zhvilluar, të gjitha fenomenet shoqëruese ndodhin në pikërisht në këtë rrugë”, tha Trajanov.
Korridori ballkanik, përmes së cilës kaluan afro një milion migrantë, është mbyllur në mars të vitit 2016. Por, pavarësisht kësaj, migrantët kanë vazhduar të përdorin këtë rrugë përmes kalimeve ilegale dhe rrugëve anësore. Derisa në vitin 2016 ishin ndaluar afër 130 mijë migrantë, në vitin 2019 ky numër ka rënë në rreth 25 mijë, kryesisht nga vendet aziatike.
Në zonat kufitare me Greqinë ishin regjistruar edhe përleshje me forcat e sigurisë, ndërsa banorët e komunave përrreth me forcë kishin penguar ngritjen e kampeve për strehimin e migrantëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse