Gjuha
Publikohet falas online fjalori për fëmijë shqip-gjermanisht
Fjalori shqip-gjermanisht është pjesë e kolanës prej 9 fjalorësh dygjuhësh që Qendra e Botimeve për Diasporën do të publikojë
Qendra e Botimeve për Diasporën në faqen e saj zyrtare qbd.gov.al ka vënë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, fjalorin dygjuhësh për fëmijë shqip-gjermanisht, shkruan diasporashqiptare.al. Ky fjalor i cili është në formatin e-book mund të shkarkohet falas në çdo aparat elektronik.
Fjalori shqip-gjermanisht është pjesë e kolanës prej 9 fjalorësh dygjuhësh që Qendra e Botimeve për Diasporën do të publikojë. Aktualisht falas në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën mund të shkarkohen falas fjalorët shqip-anglisht, shqip-greqisht, shqip-italisht, dhe shqip-ukrainisht.
“Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies. Kjo kolanë do të pasurohet me botimin e katër fjalorëve të tjerë shqip-frëngjisht, shqip-spanjisht, shqip-turqisht dhe shqip-kroatisht” tha për “Diaspora Shqiptare” drejtoresha e QBD znj. Mimoza Hysa.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.
Në këtë link mund të shkarkoni fjalorin shqip-gjermanisht
https://drive.google.com/file/d/1vb0nmgchYvLKNy6qsF9kNcv1fOalOxB8/view
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














