Kosova

Ndahen afër 2 milionë euro për kompensimin e bujqve në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare në vlerë 1 milion e 867 mijë e 107 euro.

Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunën e Istogut, të Pejës, të Obiliqit, të Vitisë, të Kaçanikut, të Mitrovicës, të Prishtinës, të Drenasit, të Skenderajt, të Prizrenit, të Fushë-Kosovës, të Shtimes, të Podujevës, të Mamushës, të Leposaviqit dhe të Gjilanit.