Kosova
Ambasadorja Breca: “Karantinën do ta vuajë rëndë ekonomia e Kosovës”
Qeveria Federale çon në karantinë për 10 ditë të kthyerit nga zonat e rrezikut nga koronavirusi. Në mesin e 29 vendeve në listën është edhe Kosova. Ja çfarë thotë ambasadorja kosovare në Zvicër
Pas vendimit të qeverisë së Zvicrës që të ardhurit nga 29 vende të botës, mes tyre edhe ata nga Kosova të futen në karantinë, ambasadorja kosovare në Zvicër Nazane Breca shpjegon për gazetën 20minuten se çfarë do të thotë ky vendim për Kosovën.
E pyetur se si e percepton faktin se Kosova, e parë nga këndvështrimi i Zvicrës, është një zonë me rrezik nga koronavirusi, znj. Breca thotë se sigurisht që nuk mund të ndjehet mirë, transmeton albinfo.ch. “Nuk është ndjenjë e këndshme të jesh në mesin e 29 vendeve të karantinës. Mbi të gjitha, sepse shumë zvicerano-kosovarë tani ndodhen para vendimit nëse do të udhëtojnë ose jo në vendin e tyre gjatë pushimeve verore”.
Më tutje ambasadorja shton se “kjo dëmton jashtëzakonisht shumë ekonominë kosovare. Sepse në rastin e tashëm, kur qindra mijë zviceranë-kosovarë nuk udhëtojnë në vendin e tyre, në Kosovë ku, në këtë rast vlerësohen si turistë, kjo nënkupton humbje të mëdha financiare për vendin, transmeton albinfo.ch. Por ky vendim gjithashtu ka pasoja negative edhe për kompanitë e këtushme ajrore si Swiss dhe Edelweiss. Në fund të fundit, ato fluturojnë disa herë në ditë nga Cyrihu, Gjeneva dhe Bazeli për në Kosovë”.
Por çfarë do të thotë kjo për kosovarët e Zvicrës që duan të kalojnë pushimet e tyre në Kosovë gjatë verës, është pyetja e radhës.
“Nga ky vendim i Qeverisë Federale lindin shumë pyetje. Kishte sigurisht edhe reagime të shumta. Disa e kuptojnë gjendjen. Të tjerët janë thjesht nervozë dhe të pasigurt sepse nuk e dinë se si do të ndikojë kjo në planet e tyre të pushimeve dhe nëse do t`u “digjen” pushimet, përcjell albinfo.ch. Është një situatë kaotike tani. Nevojitet kohë për ta pranuar atë. Ne do të ndjekim në qetësi pjesën tjetër të zhvillimeve.
Pyetjes nse çfarë do t`i këshillonte bashkatdhetarët e saj, nëse ata duhet të udhëtojnë në Kosovë ose jo ambasadorja i përgjigjet: “Është vendim individual. Ne nuk duam të përfshihemi aty”, transmeton albinfo.ch. “Sidoqoftë, shpresojmë që e gjithë situata të qetësohet dhe qeveria zvicerane të heqë detyrimin e karantinës për udhëtarët nga Kosova”, përfundon ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës