Lajme

Kishte hequr dorë nga pensioni por “bëhet pishman”: Miliarderi Blocher merr 2.7 milionë franga

Ish Këshilltari Federal Federal Christoph Blocher ka hequr dorë nga pensioni i tij që kur u votua në 2007. Tani ai e dëshiron atë: 2.7 milionë franga dhe menjëherë.

Christoph Blocher ka qenë Këshilltar Federal (ministër) nga SVP në periudhën 2003 – 2007 para se të detyrohej të hiqte dorë nga posti i tij përmes një vote historike mosbesimi. Ideologu dhe “babai shpirtëror” i SVP pati hequr dorë nga pensioni i tij si këshilltar federal që nga zgjedhja e tij, shkruajnë mediat zvicerane.

Pensioni i tij do të bënte 225.000 franga në vit. Tani Blocher dëshiron të marrë në mënyrë retroaktive pensionet e tij të munguara raporton gazeta “Schweiz am Wochenende”.

Gazeta ka cituar një burim të sigurt dhe ka shkruar se Blocher e kishte konfirmuar kërkesën, transmeton albinfo.ch. Miliarderi 79-vjeçar i kërkon gjithashtu të gjitha paratë menjëherë: dhe ato janë gjithsej 2.7 milionë franga.

Opinioni zviceran kryesisht e gjykon këtë veprim të ish ministrit, nisur nga fakti se ai është miliarder dhe kishte hequr dorë vullnetarisht nga pensioni, shkruan albinfo.ch.

Nuk është e qartë arsyeja përse Blocher pikërisht tani po  kërkon pensionin e tij. Gazeta e përmendur përmend dy arsye të mundshme për këtë: Së pari, mosha e Blocher-it, ai do të bëhet 80 vjeç këtë vit. Një ish ministër federal ka të drejtë për pension për aq kohë sa të jetë gjallë. Nga ana tjetër, gazeta spekulon se kriza e tanishme po prek edhe vetë Blocherin, sado i pasur që është. Pasuritë e tij përbëhen kryesisht nga aksione të kompanive dhe pasuri të paluajtshme, përcjell albinfo.ch. Për të paguar taksat e tij të pasurisë këtë vit, ai mund të ketë nevojë për paratë e pensionit të tij të Këshillit Federal. Sepse në këtë mënyrë, Blocher nuk do të ketë nevojë të shesë aksione të kompanisë ose të marrë kredi.

Pretendimi prapaveprues (retroaktiv)  është i diskutueshëm

Vetë Blocher ishte një nga kritikët e pensionit për këshilltarët federalë që pensionoheshin. Tani ai padyshim dëshiron të përfitojë vetë nga kjo mundësi. Megjithatë, është e diskutueshme nëse ai mund të tërheq shumën e parave që nuk ishin tërhequr më parë në mënyrë retroaktive.

Sipas Kancelarisë Federale, pensionet asnjëherë deri më tani nuk janë paguar në mënyrë prapavepruese. Por, kjo fushë nuk është e rregulluar qartë me ligj. Pas këtij rasti, duhet të bëhet një gjë e tillë, për të parandaluar që paratë të tërhiqen në mënyrë retroaktive.

Prandaj, kërkesa e Blocherit mund të dështonte. Këshilli Federal me sa duket është ndjerë keq nga kërkesa e Blocher. Sepse, sipas gazetës, 2.7 milion franga që duhet t`i jepen, përbëjnë një peshë të madhe për fondin e pensioneve të Këshillit Federal. Me 20 ish këshilltarë federalë (ministra të pensionuar), kostot vjetore për pemnsionet e tyre është rreth 4,5 milionë franga.

Ndërkohë, siç mearrin vesh gazeta t “20 Minuten” dhe “Blick”, Këshilli Federal ka vendosur pozitivisht: Miliarderi Blocher do të marrë 2.7 milionë frangat e pensionit nga i cili njëherë kishte hequr dorë.