Kosova
Kosovë: Ngjarja tragjike në Lipjan. I vdekuri kishte shkuar para pak ditësh nga Zvicra
Sipas dëshmitarëve, këto dy familje kishin biznese së bashku.
Në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një rast tragjik ku një person ka vdekur e pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri.
Policia e Kosovës, për mediat atje e ka konfirmuar rastin, por nuk janë dhënë detaje të shumta e as motivet që kanë çuar deri tek ky rast.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj në mes vete, por ende asgjë zyrtare nuk ka.
Bahri Tërpeza, komshi i dy familjeve, ka thënë për mediat kosovare se dy familjet kanë punuar edhe më parë në disa biznese së bashku, përcjellë albinfo.ch.
“Rasti që e dëgjova është i dhimbshëm. Këto dy familje Hoxha e Jakupi kanë qenë të afërt mes vete s’kanë pasur konflikt më herët. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete kanë qenë të afërt mes vete”, thotë komshiu i tyre
Lavdim Troshupa, një komshi tjetër ndërkaq ka bërë të ditur sipas mediave atje se personi që ka ndërruar jetë kishte ardhur nga Zvicra para pak ditësh.
“Po tash e bastisën njërën nga shtëpitë. E gjetën dy thika e një shufër. Është e vërtetë, e kanë çuar mes vete shumë mire. Njëri nga djemtë e njërës familje ka bërë fjalë me këta të familjes Hoxha. I vdekuri ka ardhur nga Zvicra para tri dite”, tha ai./
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?