Kosova
Kosova e punon vetëm 44.8 për qind të tokës
Së fundmi, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së ekonomive bujqësore për vitin 2019, ku thuhet se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 141.05 hektarë, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave, me 51.9%; tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.8%, kulturat shumëvjeçare, pemët, vreshtat, fidanët me 3.0%; dhe kopshtet me 0.3%, përcjell albinfo.ch.
Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet), fuqinë punëtore në bujqësi dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%). Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 19 050.93 ha. Sipas rezultateve të AEB 2019, numri i gjedheve ishte 257 733 krerë; i deleve ishte 189 102 krerë; i dhive ishte 27 197 krerë; i derrave ishte 40 538 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 2 037 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 665 262 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 219 831. Përmes Anketës së Ekonomive Bujqësore janë grumbulluar të dhëna rreth punës në bujqësi, varësisht nga angazhimi i tyre në prodhim, me orar të plotë, të pjesshëm (herë pas here). Sipas AEB 2019, numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë ishte 270 181 persona. Kontributi i përgjithshëm i tyre në punën bujqësore ishte 82 656.98 Njësi të Punës Vjetore (NjPV) (ku 1 NjPV është e barabartë me 1 800 orë pune në vit /225 ditë pune/ nga tetë orë në ditë”, thuhet në komunikatë.
Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2019 (përkufizimet – definicionet, pyetësori dhe udhëzuesi), ASK thotë se janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?