Kosova

Hoti sot, në vizitën e parë në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, sot në vizitën e parë në Tiranë

Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, zhvillon vizitën e parë si drejtues i qeverisë, gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Rreth orës 10:00 do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes pranë Pallatit të Brigadave, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në orën 13:00 është parashikuar të mbahet takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.

 

Axhenda e vizitës:

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy kryeministrave;

Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve;

Ora 11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp