Lajme

Brazili kufizon hyrjen e të huajve për shkak të COVID-19

Qeveria e Brazilit do të kufizojë hyrjen e të huajve në vend për 30 ditë për shkak të pandemisë, u tha në një dekret vonë të martën në gazetën zyrtare, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Të huajt me qëndrim të përhershëm në Brazil ose me autorizimin e punës do të lirohen nga dekreti, së bashku me të huajt me bashkëshortë ose fëmijë brazilianë.

Pasagjerët në tranzit nga vendet e tjera gjithashtu lirohen nga dekreti, për sa kohë që nuk largohen nga aeroportet.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve dhe vdekjeve të COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Brazili ka 1.4 milion raste dhe 59.594 njerëz kanë vdekur, përcjell tutje albinfo.ch.