Kosova

Kroacia ia dorëzon kryesimin e Presidencës së BE-së Gjermanisë

Nga sot Gjermania e merr presidencën e Këshillit të BE-së.

Përmes një eventi online nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me pjesëmarrjen e Natalyia Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Danijela Barisiq, ambasadore e Kroacisë në Kosovë dhe Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, falënderoi Kroacinë për punën gjashtëmujore, me theks menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Dua të falënderoj ambasadoren Barisiç për punën e mirë të presidencës kroate gjatë një periudhe të jashtëzakonshme gjashtëmujore, në të cilën përjetuam fillimin e pandemisë Covid 19”.

“Në mënyrë të pashmangshme, nga kjo kohë vëmendja është përqendruar shumë në luftimin e pandemisë dhe pasojave të saj shoqërore dhe ekonomike në tërë Bashkimi Evropian”, është shprehur Apostolova.

Danijela Barisiç, ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se BE-ja e ka përfshirë Ballkanin Perëndimor në planet dhe projektet e saj dhe në investime.

“Motoja e presidencës kroate ka qenë ‘Një Evropë e fortë në një botë të sfidave” dhe kjo është dëshmuar të jetë e vërtetë’. Kjo ka treguar se të bashkuar dhe në solidaritet mund ta menaxhojmë situata si ajo me pandeminë Covid-19”.

Ndërsa, ambasadori i Gjermnisë në Kosovë, Christian Heldt, ka falënderuar për mbështetjen Kroacinë për punën gjatë presidencës së BE-së si dhe Apostolovën.

“Efektet kanë qenë të tmerrshme për BE-në në përgjithësi. Qëndrojmë pas asaj që të sjellim shoqëritë dhe ekonomitë prapë në këmbë. Ne duhet të gjejmë përgjigje për gjeneratën e ardhshme për të siguruar një të ardhme të mbarë”, tha ambasadori.

“Me shuarjen e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ne gjithashtu po shohim nga afër nëse qeveria e re do të vendosë prioritetet e saj në lidhje me agjendën evropiane në të ardhmen”, tha ai.