Kosova
Rama: Kam ardhur t`i ofroj mbështetje të plotë Kosovës
Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konference për shtyp, ku u ndal gjerë e gjatë te aktakuzat e Prokurorisë së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.
“Dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimit evropian, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Madje në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian. Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit s’është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë por është çështje e ndërtimit të së ardhmes ndërmjet politikës dhe komunikata e ashtuquajtur nga unë një fletë-rrufe është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përbën një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm apo i qëllimshëm, në prag të një takimi me rëndësi për të thënë se historia e kësaj gjykate special nisi të shkruhej me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen në politikë. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjekjeje me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së.
Më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme, flas për reagime në nivelin qytetar se si helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare dhe ndikon që të mos kuptohet, por përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, nuk lidhet as me dy persona nuk lidhet as me karrierën e tyre politike dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqeje, nuk lidhet as me simpatitë, bindjet, mbështetjet, kundërshtitë të natyrës zgjedhore por lidhet me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar, që është vlera e luftës për liri të Kosovës, pjesë e të cilës në mënyrë vendimtare është UÇK-ja.
Mendoj që ky është moment kur sigurisht kemi një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe por kemi dhe një mundësi për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe edhe një herë tjetër të vërtetën se Kosova ishte viktima dhe jo agresori. Prej një 21 vitesh Kosova i ka dhënë mbështetje përmes autoriteteve të veta drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes strukturave të krijuar enkas ka gjykuar, stërgjykuar ato që janë konsideruar krime lufte dhe pafajësia e disa prej figurave kryesore të UÇK-së, po sjell në vëmendje Haradinajn dhe Limajn është në fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare.”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?